E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sanksione të reja kundër Koresë së Veriut

U.S. Secretary of State Rex Tillerson speaks during a Ministerial level Security Council meeting on the situation in North Korea, Friday, April 28, 2017 at United Nations headquarters. (AP Photo/Mary Altaffer)

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar unanimisht për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Koresë së Veriut. Në vendimin e ri është përfshirë edhe  masa e ndalimit të eksportit, e cila shkon në vlerën e 1 miliard dollarëve. Sanksionet erdhën për shkak se gjatë muajit të kaluar vendi komunist ka kryer dy prova të raketave balistike ndërkontinentale. Pheniani deklaroi se Koreja e Veriut ka kapacitet për t’i shpallur luftë SHBA-ve.

 

Pas votimit, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, tha se duhet një aksion i mëtejshëm. Sipas saj, Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin dhe do të vazhdojnë të ndërmarrin masa të kujdesshme për mbrojtjen e vendit por dhe të aleatëve. Nga ana tjetër, ambasadori i Rusisë në OKB, është shprehur se sanksionet duhet të shihen si mjet për angazhimin e vet Koresë në negociata.

 

Reklamë

Ndërkohe ministri i jashtëm kinez i ka dhënë një mesazh homologut të tij koreano-verior, duke i kërkuar që Peniani t’u japë fund testeve bërthamore dhe atyre raketore, vetëm pak orë pas miratimit të rezolutës së propozuar nga SHBA-të.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë