E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sanksione të reja Koresë së Veriut

Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka dënuar hedhjen e raketës me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut, ndërsa ka paralajmëruar sanksione të ashpra për Penianin zyrtar. Qëndrimi është mbajtur pas një takimi të jashtëzakonshëm të mbajtur në New York. Ndryshe nga herët e tjera, qëndrimit të 14 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit i është bashkuara dhe Kina, një aleat i Koresë së Veriut. Ndërkohë pas deklaratës, anijet luftarake të Koresë së Jugut kanë hapur zjarr në shenjë paralajmërimi ndaj një anijeje të shtetit fqinj, pasi kishte hyrë në ujërat e saj territoriale. Lëshimi i raketës pason tensionet e krijuara pas testeve bërthamore të pretenduara nga Peniani. 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë