E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sanksione më të forta ndaj Koresë

Presidenti i SHBA  Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike këtë të dielë me homologun e tij të Koresë së Jugut, Moon Jae-in,ku ranë dakord për vendosjen e sanksioneve të reja më të forta kundër Koresë së Veriut pas testeve të përsëritura bërthamore dhe raketore. Lajmin e ka konfirmuar zyra presidenciale e Koresë së Jugut.

 

Mediat vendase shkruajnë se testimet e fundit bërthamore dhe raketore të Koresë së veriut kanë qenë thjesht një dhimbje koke për administratën e Trump, gjë e cila ka bërë që Shtetet e Bashkuara të vendosin shtimin e sanksioneve në rast të përshkallëzimit të tensioneve.

 

Reklamë

Vetëm dy ditë më parë  Koreja e Veriut lëshoi raketën e dyte balistike mbi ishullin japonez të Hokkaidos. Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk do të frikësohen nga raketat e Koresë së Veriut.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë