E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sanders: Zoti dëshiroi që Trump të bëhet president

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders deklaroi se Donald Trump u bë president pasi kështu ka dëshiruar zoti.

 

Sanders e bëri këtë deklaratë në një intervistë të dhënë për Rrjetin e Krishterë të Transmetimit (CBN), duke theksuar se kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore se përse Trump fitoi Presidencën.

 

“Mendoj se Zoti kërkon nga ne që të marrim role të ndryshme në periudha të ndryshme dhe mendoj se ai ka dëshiruar që Donald Trump të bëhet president”, tha Sanders.

Vazhdo të lexosh

Reklamë