Kandidatja demokrate per presidente te SHBA pati dy mbështetës te fuqishëm ne konventën e demokrateve ne Filadelfia. Zonja e pare e Amerikës Mishele Obama dhe ish rivali i saj Bernie Sanders deklaruan përkrahjen per te, duke sulmuar kandidatin republikan Donald Trump, ndonëse nuk ia përmendi emrin.

Michelle Obama: Mos lini askënd t’u thotë se vendi yne nuk është i madh, se na duhet ta bëjmë ate te madh serish, pasi pikerisht tani Amerika është vendi me i madh ne bote. Gjuha e urryer e figurave publike ne televizion nuk përfaqëson shpirtin e vërtete te vendit. Mos zbrisni ne nivelin e tyre. Motoja jone është, kur ata shkojnë poshtë, ne ngjitemi lart. I vetmi person qe besoj se është i kualifikuar per te qene president eshte mikja jone Hillary Clinton.

Me heret edhe senatori i Vermontit Bernie Sanders u kishte bere thirrje demokrateve te mbështesin Clinton, e cila do te pranoje zyrtarisht kandidaturën diten e enjte.

Bernie Sanders: Na duhet nje lidership qe te na bashkoje. Bazuar ne idete dhe lidershipin e saj Hillary Clinton duhet te behet presidentja e ardhshme e SHBA. Ndërsa Donald Trump është i zene duke fyer grupet njeri pas tjetrit, Hillary Clinton e kupton se diversiteti yne është nje nga pikat tona me te forta.

Por tensionet ne konventën e demokrateve ishin te dukshme gjate fjalimit te tij, ndersa mbështetësit vërshëllenin emrin e Clinton. Kjo, sepse konventa nisi pas skandalit me zbulimin e e-maileve te partisë demokratike nga faqja e internetit, “Wikileaks”, qe tregonin se pjesëtarët e Komitetit Kombëtar Demokratik e kane favorizuar  Clinton, ndaj Sanders. Demokratet akuzuan rusine se ka ndërhyre ne kompjuterët e partisë, por ministri i Jashtem rus Lavrov i hodhi poshte keto pretendime.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *