Subscribe

Ministri i brendshëm i bën thirrje opozitës te heqë dore nga veprimet radikale. Nga Hasi Sander Leshaj tha se bllokimi i rrugëve nuk ka asnjë lidhje me politiken.

 

Sander Lleshaj: Është e drejta e kujtdo për te protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik ne te gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët, qeverinë e mbyte duke fituar zgjedhjet, duke bllokuar rrugët mbyten qytetaret. I bej thirrje opozitës nga Hasi, te kthjellohen e ti thërrasin arsyes e te kthehen ne rrugët normale te politikes.

 

Ministri i brendshëm u ndal edhe tek operacioni për shkatërrimin e grupit kirminal qe realizoi grabitjen e miliona eurove ne aeroportin e Rinasit. Lleshaj e quajti një sukses dokumentimin e veprimtarisë kriminale te anëtareve te bandës.

 

Kjo çështje është ende ne hetim megjithëse ka ecur shume, unë nuk mund te ekspozoj detaje te shumta. Unë them se grupi tashme i shkatërruar ka një arkiv te pasur te aktivitete negative kriminale jo vetëm ne Shqipëri por edhe ne Kosove. Procedurat e hetimit vazhdojnë ne funksion te zbardhjes dhe kapjen e autoreve. Do te ketë arrestime te tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe te tjerë, fakte nuk ka.

 

 

Ministri brendshëm u takua me drejtuesit e komisariatit te Hasit për forcimin e masave te sigurisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *