Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka zbuluar se në Shqipëri është tentuar të goditen përmes një akti terrorist qytetarët iranianë që janë strehuar këtu. Duke folur në studion e emisionit “Kapital”, Lleshaj u shpreh se plani i celulës terroriste është parandaluar në kohë.

 

“Ka ekzistuar një celulë terroriste: Kjo ka qenë një tentative për të godityur përmes një aktoi terrorist në Shqipëri, që është parandaluar përmes angazhimit të autoriteteve tona dhe arritëm që në kohën e duhur të parandalojmë një goditje. Qëllimi ishte për të realizuar një goditje terroriste kundër qytetarëve iranianë që ndodhen në Shqipëri. Nuk po them për vendin, por targeti ishin këta persona, opzoita iraniane, qytetarët iranianë që ndodhen në Shqipëri. Shqipëria nuk i ka pranuar si opozitë politike, por si një grup që ndodhet në kushtet e rrezikut që kishin nevojë për ndihmë. Është fat i mirë që Shqipëria i ka pranuar.”

 

Ai sqaroi se dëbimi i ambasadorit të Iranit erdhi fill pas marrjes së këtij informacioni për akt terrorist.

 

“Ne dëbuam ambasadorin e Iranit në kuadër të së njëjtës ngjarje. Shteti iran është konsideruar përgjegjës. Marrëdhëniet diplomatike sot janë në një pikë shumë të ulët.”

 

Po ashtu, Lleshaj zbuloi se agjencitë inteligjente në Shqipëri janë të shqetësuara lidhur me aktivitetin e Iranit në vendin tonë.

 

“Agjencitë tona janë të shqetësuara lidhur me aktivitetin potencial të agjencive të Iranit në Shqipëri, janë në një vëmendje të shtuar sepse nuk përjashtohen mundësitë e interesave negativë iranianë në Shqipëri. Nuk kemi indicie të sakta për përpjekje operative, por kemi shtuar vëmendjen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *