E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Showbiz

Sandalet e dasmës që ka përgjedhur Elita, qënkan fiks si të Hirushes!

 

Elita Rudi ka publikuar ditën e sotme këpucët që do të veshë në ceremoninë e dasmës që do të mbahet më 21 shtator. Prezantuesja e njohur i ka besuar rehatinë e këmbëve të saj markës së njohur “Jimmy Choo” dhe ka zgjedhur modelin “Sacora 100”, një sandale e bardhë e mbuluar me perla të bardha. Këpucët e nuses së ardhshme të showbizit kushtojnë plot 1,495 €.

 

Sandalet e zgjedhura nga Elita janë material saten, të hapura te pjesa e gishtave dhe lidhen me një rrip të pjesa e kyçit. Siç përshkruhen edhe në faqen zyrtare të “Jimmy Cho” janë një opsion i përsosur martesor.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë