E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sanchez: Lufta në Iran është një gabim i madh

“Përshkallëzimi në  Lindjen e Mesme  me SHBA-në dhe lufta e Izraelit kundër Iranit ishte një gabim i madh”, ka deklaruar kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Gjithashtu Sanchez ka nënvizuar se ndërhyrja nga SHBA është e paligjshme, duke nënvizuar se Qipro në këtë rast është një viktimë.

Sipas tij duhet të ketë bashkëpunim, edhe pse kryeministri spanjoll është kritikuar ashpër nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Le të mbizotërojë bashkëpunimi dhe jo rivaliteti. Kërcënimet dhe akuzat nuk janë rruga e duhur. Mes vendeve aleate është mirë të ndihmohet, por kjo luftë ishte një gabim i madh për të cilin do të paguajmë”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë