Sulmuesi anësor Alexis Sanchez po zhvillon një sezon relativisht të mirë në ekipin e Inter. Kileni momentalisht është në huazim në ekipin zikaltër dhe duket se është ambientuar mirë .

Manchester United ka kartonin e lojtarit dhe janë të hapur për ofertat që do të vijnë në drejtim të sulmuesit. Inter në krahun tjetër po mendon të blejë kartonin e Alexis Sanchez , ndërsa ekipi anglez mund të përfitojë 20 milion euro nga shitja.

Trajneri i Inter, Antonio Conte, ka besim në aftësitë e lojtarit dhe kërkon të mbajë atë për sezonin e ri 2020-21. Ai ka dhënë dritën jeshile dhe e mendon atë si një lojtarë të vlefshem për projektin e tij.

Fatmirësisht kontrata e kilenit është zgjatur pavarsisht se ajo perfundonte në datën 30 Qershor. Nuk ka asgjë zyratre për të ardhmen por dihet se deri në perfundim të Serie A, Alexis Sanchez mbetet tek Inter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *