E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

San Francisko ndalon përdorimin e teknologjive për njohjen e fytyrës

Ligjvënësit në San Francisko kanë votuar për të ndaluar përdorimin e teknologjisë për njohjen e fytyrës.

 

Ky është qyteti i parë amerikan që e miraton këtë masë.

 

Reklamë

Teknologjia për njohjen e fytyrës nuk do të lejohet të përdoret nga agjencitë lokale, siç është autoriteti i transportit të qytetit.

 

Përveç kësaj, çdo plan për të blerë ndonjë teknologji të re të mbikqyrjes tani duhet të miratohet nga administratorët e qytetit.

 

Kundërshtarët e këtij vendimi thanë se kjo do të vë në rrezik sigurinë e njerëzve dhe do të pengojë përpjekjet për të luftuar krimin.

 

Ata që ishin pro kësaj mase thanë se teknologjia siç ekziston sot është e pasigurt dhe përfaqëson një shkelje të panevojshme në privatësinë dhe lirinë e njerëzve.

 

Rregullat e reja nuk do të zbatohen për masat e sigurisë në aeroportin e San Franciskos ose në portin detar, pasi ato udhëhiqen nga agjenci federale dhe jo lokale./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë