E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Samiti për krizën e emigrantëve, Tahiri e Bushati në Selanik

Shqipëria është në frontin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit e më gjerë për t’u përballur me krizën e refugjatëve. Deklarata është bërë nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri ne samitin dy ditor të ministrave të Brendshëm e të Jashtëm që mbahet në Selanik të Greqisë. Në këto bisedime është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit sa i takon shkëmbimit të informacioneve për t’u përballur me terrorizmin. Krahas ministrit Tahiri, Shqipëria përfaqësohet ne samit edhe nga numri një i diplomacisë Bushati. Pjesëmarrës në këtë samit janë edhe zyrtarë nga Maqedonia e Bullgaria dhe ata të Komisionit Europian.

 

 

Më shumë video

Reklamë