E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Samiti në Slloveni, Soreca: Mesazhi ishte i qartë, Ballkani Perëndimor është pjesë e BE

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka përcjellë mesazhin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në samitin që u mbajt ditën e sotme në Brdo të Sllovenisë.

 

Reklamë

Në një postim në “Twitter”, sipas tij, nga Brdo erdhi mesazhi i qartë se Ballkani Perëndimor i përket BE-së, pasi ndajnë të njëjtat vlera dhe histori.

 

Presidentja Von der Leyen e tha në Brdo: “Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të qartë. Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian. Ne i duam ata në BE. Jemi një familje europiane. Ne ndajmë të njëjtën histori, vlera dhe jam e bindur se ndajmë të njëjtin fat, gjithashtu”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë