Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalimin e përditshëm me demokratët ka komentuar Samitin për Ukrainën që u mbajt ditën e sotme në Tiranë. I pranishëm në Samit ishte edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Berisha ka përdhëndetur praninë e përfaqësuesve të vendeve të rajonit dhe në veçanti atë të Zelenskyt.

Berisha: Të dashur miq, sot në Tiranë u mblodh samiti i Europës Juglindore dhe Ukrainës. PD, pas themelimit të saj, ka qenë lokomotivë e të gjitha proceseve integruese të Shqipërisë, në rajon, në BE, në NATO.

Ajo ka besuar fort dhe ka punuar për bashkëpunimin, miqësinë midis vendeve të rajonit, integrimin e Shqipërisë në Europë. Por duke përshëndetur praninë e përfaqësuesve të vendeve të rajonit, në veçanti praninë e presidentit të Ukrainës, ndaj dhe ju ftoj të brohorasim së bashku: Lavdi Ukrainës.

Por Berisha gjykon se rëndësinë e këtij Saimti e zbehu prania e “kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.”

Berisha: Por rëndësinë e këtij samiti e zbehën dhe e dëmtuan shumë prania e binomit argat-padron, Vuçiç-Edvin. Duke garantuar presidentin Zelenski se PD dhe Shqipëria qëndrojnë në mbështetje të fuqishme dhe të palëkundshme të betejës së tyre, të mbrojtjes së tyre nga agresioni barbar i Vladimir Putinit, dhe se ata kanë pasur dhe do kenë mbështetje gjer në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë.

Ky ka qenë qëndrimi i PD që ditën e parë të agresionit barbar të Vladimir Putinit. Sikundër, PD ka denoncuar haptas para këtij agresioni të gjitha projektet serbo-ruse për hegjemoninë serbe në rajon dhe influencën ruse në Ballkan./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *