Subscribe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, priti ne Rinas Kryeministrin e Republikës së Greqisë , Kyriakos Mitsotakis.

 

Kreu i qeverise greke do te jete ne Tirane në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

 

Në samit marrin pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ndersa kryeministrja italiane Meloni do te jete ne takim online.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do te mbajne fjalen e tij fill pas pritjes zyrtare te liderve te BE, e parashikuar per ne oren 11:00.

 

Sesioni i parë do te kete si temë integrimin e rajonit në tregun e përbashkët evropian dhe përmirësimin e konvergjencës me BE-në, ndersa me pas do të mbahet një drekë pune ku do të diskutohet për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane”, ku ne fokus për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit kriminal ne Banjske.

 

Po ashtu ne Samit nënshkruhet edhe marrëveshja rajonale për njohjen reciproke të kualifikimit profesional.

 

Konferenca e përbashkët për media e Rames, kancelarit gjerman Scholz dhe presidentes së KE-së., Von Der Leyen do te mbahet pasditen e kesaj te hene ne oren 17:30.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *