Subscribe

Në Samitin e Procesit të Berlinit 2022 u nënshkruan sot, tre marrëveshje rajonale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor; Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut; Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovina, si dhe Serbisë.

 

Përkatësisht u firmosën:

 

-Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor

 

-Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor

 

-Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore, – të cilat do t’i shërbejnë forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal.

 

Procesi i Berlinit u krijua në 2014 si platformë për vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) për të përshpejtuar përafrimin më të ngushtë me BE-në dhe për të thelluar integrimin dhe bashkëpunimin rajonal, si faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *