Liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë këtë të diel krijimin e mini-shengenit ballkanik.

 

Në Samitin që po zhvillohet në Ohër, Kryeministri Rama homologu i tij I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të diskutojnë mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.

 

Tre liderët pas diskutimeve në orën 12:00 do të mbajnë një konferencë të përabshkët për shtyp ku do të bëjnë publike dhe pikat e dakordësuara mes tyre.

 

Në takim përveç Ramës, Vuçiç e Zaev, marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiç si dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliç.

 

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në takim. Ai tha se Kosova nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *