E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

NATO dhe BE nënshkruajnë marrëveshje

Per t’iu përgjigjur kërcënimit qe vjen nga Rusia, NATO dhe BE nënshkruan ne Varshave nje marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjen e firmosen shefi i aleancës se Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, kreu i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe presidenti i Keshillit Europian, Donald Tusk. Pakti parashikon përshpejtimin e bashkëpunimit përballe kërcënimeve hibride, detare, te sigurisë kibernetike dhe per zhvillimin e stërvitjeve te përbashkëta. Per nënshkruesit e deklaratës, ka ardhur momenti qe t’i jepet nje shtyse Partneritetit Strategjik mes tyre. Deklarata thekson se Komuniteti Euroatlantik perballet me sfida te paprecedenta qe vijnë nga jugu dhe lindja dhe se qytetaret e tij kërkojnë qe te përdoren te gjitha mënyrat e mjetet per te adresuar këto sfida dhe per te rritur sigurinë. Marrëveshja parashikon edhe shkëmbimin e te dhënave te sigurisë, per te luftuar terrorizmin dhe kërcënimet kibernetike. Në samitin e Varshavës 28 vendet anëtare te NATO-s do të miratojnë formalisht zbarkimin e katër batalioneve me 3-4 mijë trupa në shtetet Baltike dhe Poloninë Lindore. SHBA do te dërgojnë 1 mije trupa shtese ne Poloni. Kjo prani ushtarake vjen si një përgjigje ndaj Moskës zyrtare, e cila vazhdimisht tenton të destabilizojë shtetet në kufi të saj, ndonëse një qëllim i tillë është mohuar nga Kremlini.

Vazhdo të lexosh

Reklamë