Subscribe

Vendet anëtare në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, vendosën njëzëri që Maqedonisë t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO. Kjo ftesë i hap rrugë vendit që të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës Veriatlantike.

 

Përmes një draft-dokumenti publikohen dhe konkluzionet nga Samiti i NATO-s të cilin e ka siguruar Alsat theksohet:

 

“Në Samitin tonë të 2008-ës në Bukuresht, ne vendosëm që NATO do të japë një ftesë për Ish Republikën e Jugosllave të Maqedonisë për t’iu bashkuar Aleancës sapo të jetë arritur një zgjidhje e pranueshme për çështjen e emrit në korniza të Kombeve të Bashkuara. Ne mirëpresim marrëveshjen historike mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit. Në përputhje me politikën tonë, ne kemi vendosur që të ftojmë qeverinë e Shkupit për të filluar bisedimet para-aderuese për t’iu bashkuar Aleancës. Zbatimi i plotë i të gjithë procedurave të brendshme të përshkruara duke respektuar marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit është kusht për një konkluzion të suksesshëm të procesit të qasjes.”

 

Sipas një zyrtari të lartë të NATO-s pasi Maqedonia të bëjë ndryshimet Kushtetuese ashtu siç parasheh Marrëveshja me Greqinë, atëherë do të nis edhe ratifikimi i protokollit para-aderues ndërsa procesi në tërësi nuk pritet të zgjasë më shumë se 18 muaj.

 

Maqedonia është kandidate për anëtarësim që prej 19 vjetësh, ndërsa në vitin 2008 në Samitin e Bukureshtit ishte shumë pranë marrjes së ftesës, por për shkak të vetos greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *