Kryeministri grek Aleksis Cipras ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në Bruksel gjatë samitit informal të krerëve të vendeve të Bashkimit Evropian.

 

Burime qeveritare greke informojnë se takimi u zhvillua për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe për të diskutuar konkluzionit e takimit Merkel-Zaev pak ditë më parë, në Berlin. Gjithashtu kryeministri Cipras do të zhvillojë takime me përfaqësuesen e lartë të BE-se Federika Mogherini dhe presidentin e komisionit europian Zhan Klod Junker, ku do të diskutohen marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë dhe perspektiva e saj europiane. Në fokus të takimeve do të jenë dhe çështjet e hapura të Greqisë me fqinjët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *