Subscribe

Udhëheqësit më të fuqishëm të globit diskutojnë per te tjera çështje te rëndësishme ne ditën e fundit të samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë. Kancelaria Angela Merkel është shprehur se ne fokus do te jene emigracioni dhe marrëveshja për klimën.

 

Sipas Merkel diskutimet kanë qenë të vështira. Negociatorët kanë punuar gjatë natës, në përpjekje për të arritur një kompromis mbi formulimin e deklaratës përfundimtare të samitit.

 

Ditën e djeshme u arrit marrëveshja për armëpushimin e pjesshëm në Siri mes SHBA dhe Rusisë, e cila është mbështetur edhe nga Jordania dhe Izraeli. Nder të tjera, në takimin e shumëpritur mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe atij të Rusisë Vladimir Putin u diskutua për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale te 2016 nga ana e Rusisë, por kreu i Kremlinit i mohoi këto akuza.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu rikonfirmoi mbështetjen për aleatët e tij, kundër Koresë së Veriut, duke thënë se do të përdorë të gjithë kapacitetin ushtarak, përfshirë atë bërthamor.

 

Ne ditën e dyte te samitit, situata duket e qete ne Hamburg pas protestave te dhunshme, ku mbeten te lënduar qindra police.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *