Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Tirana i kërkuan Bashkimit Evropian të konsiderojë zgjerimin në Ballkanin Perëndimor si një çështje me rëndësi gjeopolitike.

 

Ky është konkluzioni i samitit të Brdo-Brijuni i cili zhvilloi punimet këtë paradite në Tiranë e pjesë e të cilit ishin edhe Presidenti i Polonisë Andrzej Duda dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini; ndërkohe qe mungoi presidenti ne ikje i Maqedonisë së Veriut Ivanov.

 

Udhehëqësit e procesit të Brdo-Brijuni mbështeten linjën e përparimit në procesin e integrimit bazuar mbi meritën e secilit vend, por theksuan se është reciprokisht e rëndësishme për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian, që  procesi i negociatave të bëhet më fleksibël si dhe më i shpejtë. Nga ana tjeter lideret e ballkanit jane angazhuar per te zgjidhur problemet qe ekzistojne sot ne rajon

 

Polonia , Kroacia dhe Sllovenia folen ne një zë kur theksuan nevojën e një qasje te re te Brukselit ndaj vendeve te Ballkanit Perendimor

 

President i Polonisë Andrzej Duda është shprehur se është i bindur se me një mbeshtetje te mençur keto vende do te behen pjese e bashkimit europian ne te ardhmen dhe bahskimi europian duhet ti mbaje dyert e saj te hapura

 

Nga ana tjetër presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović është shprehur se ndihet e frikesuar per situaten qe ne kemi tani.

 

“Me diskutimet brenda vete bashkimit europian, ne jemi duke krijuar nje vakuum te rrezikshem per europen juglindore. Ne po humbim zemrat dhe mendjet e njerezve, pra njerezit po humbin besimin, kane dyshimet e tyre cfare do te ndodhe, a po behet progress  dhe ky vakuum duhet te plotesohet e duhet te mbushet .”

 

Ndërkohë që presidenti i Sllovakisë Borut Pahor ka theksuar që pas zgjedhjeve europiane, pret që Brukseli të  shikoje procesin e zgjerimit ndaj ballkanit perendimor

 

Pas zgjedhjeve europiane dhe pas zgjedhjes se Komisionit te ri Europian eshte koha per Brukselin qe te shikoje procesin e zgjerimit ndaj Ballkanit Perendimor ne nje menyre tjeter.

 

Pertej problematikes se integrimit pjese e samitit ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi. Samiti i ardhshëm do të mbahet ne Slloveni ne fundin e ketij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *