Mes pasigurisë se mbijetesa e BE kërcënohet nga kriza me e rende e emigranteve qe nga Lufta e Dyte Botërore, ministrat e Brendshëm te unionit po zvilojnë kete te enjte nje takim ne Bruksel. Dallimet mes vendeve anëtare jane te mëdha per mënyrat e zgjidhjes se krizës, c’ka ka vene ne vështirësi zbatimin e nje politike te përbashkët te bllokut. Takimi vjen pas konferencës se Vjenës, ku morën pjese nënte vende te Ballkanit Perëndimor, përmes te cilave kalon rruga e emigranteve. Austria, Serbia dhe Maqedonia kane ndërmarre hapa per kufizimin e hyrjes se refugjateve ne territorin e tyre. Këtu përfshihet marrja e gjurmëve te gishtërinjve dhe kthimi mbrapsht i kujtdo qe udhëton pa pasaporte, apo dokumenta te parregullta. Lenia e Greqisë jashtë takimit ka rritur tensionet me Athinën, pasi pasojat e këtyre masave do te bien mbi te. Kritikat nga kryeministri Cipras janë shtuar dhe ai ka kërcënuar se do te bllokoje te gjitha vendimet ne samitin e BE per emigracionin ne 7 mars, nëse shtetet anëtare nuk bien dakord te marrin kuotat e përcaktuara te emigranteve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *