Subscribe

Ndërsa mijëra emigrante vazhdojnë te qëndrojnë te bllokuar ne kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, nje guvernator rajonal ne veri te shtetit grek i ka kërkuar qeverise Cipras shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme. Behet fjale per zonen pranë pikes kufitare te Idomenit, ku aktualisht ndodhen 14 mije vete. 7 mije te tjerë jane strehuar ne nje kamp refugjatesh ne këtë rajon, çka do te thotë se aty jane vendosur 60 perqind e numrit te përgjithshëm te emigranteve qe kane hyre ne Greqi. Teksa shpërndante ndihmat e kryqit te kuq ne Idomeni, Apostolos Cicikostas tha se kriza e rende humanitare me te cilën përballen emigrantet nuk mund te vazhdoje me gjate. Ai kerkoi qe Maqedonia te hape kufijtë dhe BE te ndërmarrë masa te ashpra ndaj shteteve qe nuk bejne nje gje te tille.
Me herët, komisioneri europian per Emigracionin, Dimitris Avramopulos, deklaroi se vendet e unionit duhet te ndihmojnë Greqine dhe situata te shihet si çështje globale dhe jo rajonale. Kriza e emigranteve do te jete edhe ne fokusin e samitit te BE ne Bruksel ditën e hene, ku merr pjese edhe Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *