Subscribe

Kryeministri Edi Rama ndodhet përpara godinës së Kryeministrisë, aty ku do të presë të gjithë ‘mysafirët’ e tij. Kreu i qeverisë është në pritje të liderëve të BE, në nisje të procesit të Samitit të Berlinit. Kjo ditë shënon dhe një moment historik për Shqipërinë dhe pozicionimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke pritur për herë të parë këtë eveniment aq të rëndësishëm.

 

Samiti do të zhvillohet në ambientet e piramidës, një godinë e ndërtuar  për të nderuar ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, i cili për rreth 5 dekada e izoloi vendin tonë dhe në ditën e ditëlindjes se tij  krerët e be së bashku me liderët e vendeve të rajonit do të japin mesazhin se vendi i Shqipërisë dhe fqinjëve tanë është në Bashkimin Evropian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *