E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Samiti i Ballkanit Perëndimor/ Balla: BE i cilëson vendet në rajon pjesë të familjes

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se Samiti i Ballkanit Perëndimor dëshmon interesin e përhershëm të Bashkimit Evropian për rajonin.

Në një video-mesazh në “Facebook”, Balla theksoi se mbështetja duke i ardhur në ndihmë rajonit përmes një pakete të fortë financiare në kohën e pandemisë dëshmon se BE i konsideron vendet në rajon pjesë të familjes.

Reklamë

“Samitit i Ballkanit Perëndimor, të 6 majit, ri-dëshmon interesin e përhershëm të Bashkimit Evropian për rajonin dhe gatishmërinë për të përmbushur angazhimet dhe ambiciet e tij edhe në këto kohë të vështira. Kriza e tanishme, duhet të shndërrohet në një mundësi për të konsoliduar më tej Bashkimin Europian, me një bashkim të fortë me vlerat e tij thelbësore dhe, veçanërisht, një solidaritet të fortë midis anëtarëve të familjes evropiane. Aspirata e vendeve për t’u anëtarësuar në BE e ka bërë Bashkimin me më shumë ndikim, duke forcuar aftësinë e tij për të promovuar ndryshime pozitive në vendet kandidate.”

Sipas tij, procesi i zgjerimit i lejon BE-së të ushtrojë ndikimin e saj dhe të fillojë reformat. Ai theksoi vendi duhet të jetë gati për të luftuar dezinformimin që vijnë nga aktorët e tretë dhe për të promovuar iniciativat për të ardhmen si në aspektin politik ashtu edhe përmes rritjes së dukshmërisë.

“BE duhet të thotë qartë se ne jemi partneri kryesor për rajonin kur bëhet fjalë për ndërtimin e demokracisë dhe drejtësisë sociale. Ndërsa mirëpresim vendimin e Këshillit të 26 Marsit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne mezi presim zbatimin e konkluzioneve të tij. Angazhimi për Kriteret e Kopenhagës mbi vlerat themelore, institucionet demokratike dhe të përgjegjshme duhet të mbetet parimi ynë udhëzues pa asnjë kompromis. Duhet të theksojmë kushtëzimin politik dhe financiar, me një lidhje të qartë për përparimin në zbatimin e masave të supozuara në negociatat për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë së mediave.”

Për Ballën, zgjerimi është një nga politikat më të suksesshme të BE-së, duke zgjeruar fushën e demokracisë, paqes dhe prosperitetit në të gjithë kontinentin.

“Aspirata e vendeve për t’u anëtarësuar në BE e ka bërë Bashkimin më me ndikim, duke forcuar aftësinë e tij për të promovuar ndryshime pozitive në vendet kandidate. Për Grupin S&D, një fokus më i fortë është i nevojshëm në debatet publike brenda Shteteve Anëtare dhe shqetësimet e qytetarëve të BE-së në mënyrë që procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe i suksesshëm. Aderimi i çdo vendi do të ndodhë vetëm nëse dhe kur plotësohen kushtet e nevojshme, pa asnjë tolerim. Ne insistojmë që përparimi i secilit vend të vlerësohet në mënyrë të drejtë në çdo fazë, rast pas rasti, dhe mbi bazën e kritereve të qarta të paracaktuara të bazuara në merita. Socialistët Evropian po kërkojnë veçanërisht një përfshirje dhe drejtim të procesit nga ana e vendeve kandidate dhe qytetarët e tyre.”

Më shumë video

Reklamë