Subscribe

Samiti u mbyll me diskutime të frytshme. Kështu është prehur kryeministri Edi Rama në një dalje të përbashkët për mediat me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten Ursula von der Layen.

 

Rama tha se Këto kohë të vështira kanë forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes BE dhe Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor.

 

“Samiti u mbyll me diskutime të frytshme, me shkëmbime të hapura, e me një ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do të gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falenderuar kancelarin që në mënyrë kaq të hirshme që i hapur për idenë për ta sjellë procesin jashtë BE në Tiranë dhe nuk do të gjeja dot kurrë fjalët për të falenderuar presidenten https://www.youtube.com/watch?v=NVuDQ_scytEe komisionit që i dha samitit dicka thelmbësore përmes planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky është moment i është në kohë dhe sfidat me të cilat përballemi janë të jashtëzakonshme për shkak të krizave që kanë goditur të gjithë ne, qofshim Evropë me B apo pa B bashkëlidhur. Nuk duhet se gjërat bëhen më mirë përpara se të përkeqësohen në shumë fronte, përfshirë atë të ri në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Në të njëjtën kohë, këto kohë kanë farkëtuar miqësinë, bashkëpunimin tonë, ndjenjën e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE ajo cfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt Ballkanit Perëndimor. Këta dy gjermanë krah meje kanë orare, kanë afate kohe të përcaktuara. Kështu që nuk dua që të marr nga koha e tyre këtu sepse nuk ndodh cdo ditë që të kemi nderin që të presim kancelarin e Gjermanisë dhe presidenten e Komisionit, kështu që jam i sigurt që ajo që do të thonë ata janë më të rëndësishme që do të them unë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *