E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Samiti, Bushati: Projektet e përbashkëta shpejtojnë integrimin

Ministri për Europën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Sunio, në vendin arkeologjik në afërsi të Athinës në kuadër të samitit të dytë të ministrave të jashtëm të 15 vendeve të rajonit. Kryefjala e këtij samiti është e ardhmja e Bashkimit Europian.

 

“Të gjitha vendet që marrin pjesë në këtë takim në Sunio, janë pro projektit evropian dhe çështja është se si ky proces do të jetë reciprokisht i dobishëm. më në fund e kemi dikë që shprehet për  fqinjësinë, duhet të mbështetemi te fqinjët tanë. Për ne kjo është një mënyrë për të transformuar veten, por gjithashtu është një mundësi për BE-në për të zgjeruar sferën e saj të influencës në një rajon që është lënë pas dore në të kaluarën. Ky takim të jetë një frymëzim për takimin e ardhshëm në Sofje. Duhet të ketë iniciativa për zgjerimin, që do të diskutohen në Sofje dhe kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Europës, jo vetëm për e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.”

 

Reklamë

Ministri Bushati nënvizoi kontributin e Ballkanit Perëndimor në arkitekturën e sigurisë evropiane, por edhe rëndësinë e këtyre projekteve strategjike të infrastrukturës në rajon për BE-në, të tilla si Korridori blu Jon-Adriatik dhe autostrada do të lidhë Serbinë dhe Shqipërinë përmes Kosovës. Ndërkohë  Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias u shpreh se të gjithë dëshirojnë një Europë me pjesëmarrje energjike të vendeve dhe popujve të tyre.

 

 “BE-ja është një qendër që duhet të ruajë demokratikisht sigurinë e brendshme dhe kufitare, të sigurojë balancën fiskale dhe të tregojë unitet dhe dialog sistematik me qytetarët. Pa mobilizimin e qytetarëve, BE nuk do të jetë e besueshme dhe në fund do të jetë e paaftë për t’u përballur me problemet.”

 

 Veç fokusit te këtij takimi mes ministrave te jashtëm, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Më shumë video

Reklamë