Subscribe

Samiti I lidereve te Bashkimit Europian dhe atyre te Ballkanit Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet kete te merkure me video-konference për shkak të pandemisë COVID-19.

Temë kryesore do të jetë mbështetja për krizën nga koronavirusi.

“BE është partneri më i rëndësishëm për rajonin dhe kjo video-konferencë do të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkan Perëndimor” – njoftoi Këshilli i BE-së.

Komisioneri per zgjerimin oliver varheyli deklaroi se pandemia nuk e anashkaloi marredhenien mes  BE dhe vendeve te rajonit.

Komisioni ndërmori masa konkrete në pjesën e dytë të marsit për të ofruar mbështetje për të gjithë partnerët në rajon:  Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi.

BE-ja po e trajton Ballkanin Perëndimor si partner të privilegjuar duke u dhënë atyre qasje në shumë nisma dhe instrumente për Shtetet Anëtare.

Unioni ka ftuar qeverite e ballkanit  që të bashkohen me marrëveshjen e prokurimit të BE-së për pajisje mjekësore, duke përjashtuar rajonin nga autorizimi i eksportit, ndërsa korsitë e gjelbra për të lehtësuar transportin e mallrave u vendosen ne kufij

Unioni ka vendosur të ndihmojë rajonin me 3,3 miliardë euro të shpërndara në gjashtë vende në shenjë solidariteti. Këto fonde do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së rreptë nga institucionet e BE-së.

Ne videotakimin e sotem  ku do te marre pjese dhe kryeministri Rama, pritet qe Bashkimi Europian te ritheksojë përkushtimin e tij për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Gjithashtu pritet te miratohet Deklarata e Zagrebit, nga liderët e shteteve anëtare të BE-së. Në samit do të kërkohet më shumë angazhim edhe për të zgjidhur mospajtimet mes partnerëve në rajon, pajtim dhe bashkëpunim rajonal, reforma në drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Takimin do ta kryesojë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai do të përfaqësojë BE-në së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ne samitin e fundit I cili u zhvillua me video-konference ne mesin e muajit mars, lideret e Unionit vendosjen nisjen e bisedimeve te anetaresimit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *