Në Bruksel zhvillohet sot samiti BE-Ballkani perëndimor. Fokusi është pikërisht zgjerimi, por problemi për Shqipërinë mbetet vetoja që ka vendosur Greqia për çështjen “Beleri”, ndërsa nuk dihet nëse ky qëndrim do të ndryshojë.
Pavarësisht përparimeve që mund të ketë bërë vendi ynë në mënyrë që të arrihet hapja e grupkapitujve në konkluzionet e dokumentit të këshillit për çështje të përgjithme ende nuk është vendosur një datë në lidhje me këtë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Këshilli Evropian përgëzon në konkluzione e tij bashkëpunimin me Shqipërinë dhe nënvizon se pret me padurim të ndërmerren hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe hapjen e grupit të parë negociues sa më shpejt të jetë e mundur.”
Po ashtu vlerësohen rezultatet e arritura nga SPAK.
|Këshilli mirëpret përparimin e bërë, veçanërisht në fushat bazike dhe sidomos në shtetin e së drejtës, zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe reformën e administratës publike. Këshilli mirëpret që procesi i verifikimit ka vazhduar të përparojë në mënyrë të qëndrueshme dhe ka prodhuar rezultate të prekshme. Këshilli nënvizon rëndësinë e përshpejtimit të reformave të orientuara drejt BE-së”.
Për kriteret ekonomike, këshilli mirëpret qëndrueshmërinë dhe rimëkëmbjen e fortë të ekonomisë dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për të përmbushur më tej kërkesat e tregut të brendshëm të Bashkimit Europian.








