Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkup se në Tiranë do të mbahet një samit për Ukrainën ku do të marrë pjesë edhe Presidenti Volodymir Zelensky.

Lidhur me këtë deklaratë të kryeminsitrit Rama, Drejtoresha e Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Ilda Zhulali, deklaroi në “Quo Vadis” të moderators Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se ka për qëllim të përdoret vetëm për interesa personale.

Sipas saj qeveria e Ramës ka mbajtur qëndrime të ndryshme për Ukrainën, ndaj dhe beson se edhe Samiti në Tiranë, kryeministri do të kërkojë që të ktheje prozhektorët drejt vetes.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Një samit për Ukrainën?

Ilda Zhulali: Qendrimi i Shqipërisë për Ukrainën ka qenë i qartë në mbrojtje të saj. Kryeministri ynë ka patur qasje të çuditshme ndaj Ukrainës, do të shohim çfarë do të bëjë në ai. Do e bëj për të zhvendosur vëmendjen drejt vetes. Ai ka kërkuar mirëkuptim nga Europa që Serbisë mos i vendosen sanksione.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *