Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se një samit për Ukrainën do të mbahet së shpejti në Tiranë.

Nga Shkupi, ku po mbahet samiti i vendeve të rajonit me përfaqësues edhe nga BE dhe SHBA, Rama tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të jetë i pranishëm gjithashtu.

Lexo edhe :

Related Posts

“Çështjet e sigurisë nuk kanë qenë temë e takimit të sotëm, patjetër që janë prekur thjesht në mënyrë parimore apo edhe mbase të detajuar në takimet bilaterale. Gjëja tjetër që unë besoj është që do përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe duhet të kemi të pranishëm presidentin Zelensky dhe do përpiqemi në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit me përfaqësuesit të sotëm të BE dhe që janë atë që do ndjekin për të bërë një bilanc të këtij muaji për të vijuar të vazhdojmë me ritmin e përshpejtuar që diktohet nga proceset e reja, që po ndodhin në BE, sepse ka zgjedhje të reja Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin ukrainas”, tha Rama. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *