Per shkak te pandemise samiti I programuar mes Kancelarit austriak Sebastian Kurz  me kryeministrat e vendeve te Ballkanit Perendimor eshte zhvilluar online. Ne vidokonferencen ku mori pjese dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ne fokus ishte  celja e negociatave  dhe perballimi I situates. Varhelyi theksoi gatishmërinë e BE-së për të mbështetur rajonin.

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONERI PËR FQINJËSI DHE ZGJERIM

 

Ne po shohim se si ta përfshijmë Ballkanin Perëndimor me iniciativat që BE po ndërmerr. Duke parë gjithashtu se si të ofrojmë mbështetje më të mirë në zbutjen e ndikimit social-ekonomik, përfshirë këtu ridrejtimin e fondeve IPA dhe fleksibilitetin me rregullat e ndihmës shtetërore. Koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë në niveli rajonal dhe me BE-në është i rëndësishëm. Unë nënvizova rëndësinë e vendimit pozitiv për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme si një sinjal për Ballkanin Perëndimor në këto rrethana kritike.

 

Kryeministri rama foli per garantimin e aksesit të vendeve të rajonit në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin.

 

Ndersa Kryeministri Albin Kurit theksoi se ne situaten kur I gjithe globi perballet me koronavirusin Kosova e kupton me mire se kushdo izolomin pasi qytetetaret e saj ende nuk mund te levizin te lire.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *