E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Salvini i mbyll “derën” emigrantëve

Një anije më të paktën 600 emigrantë në bord është lënë në mëshirën e fatit në Mesdhe, për shkak se Italia dhe Malta refuzuan t’i pranojnë në territorin e tyre.

 

Mateo Salvini, ministri i ri i Brendshëm i Italisë nuk lejoi që anija “Aquarius” e organizatës bamirëse gjermane “SOS Meditterranee”, e cila shpëtoi emigrantët në ujërat libiane, të ankorohet në portet e Italisë. Refuzimi i pranimit të emigrantëve të paligjshëm dhe rikthimi i tyre andej nga vijnë është njëri nga zotimet që Salvini bëri gjatë fushatës. Ai ndërkohë tha për mediat se Malta duhet t’i marrë emigrantët nën mbrojtjen e saj.

 

Reklamë

“Malta nuk pranon askënd. Franca i ndalon njerëzit në kufi, Spanja e mbron kufirin me armë. Nuk është e mundur që Malta t’i thotë jo çdo kërkese ndihmë, pasi në fund të fundit, Zoti e ka vendosur më pranë Afrikës se sa Sicilia.”

 

Por autoritetet malteze e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë. Sipas tyre, emigrantët u shpëtuan në ujërat libiane dhe janë nën juridiksionin e Italisë. Ndërsa Agjencia e OKB-së për Emigrantët i bëri thirrje dy qeverive të gjejnë një zgjidhje të shpejtë, pasi emigrantët janë lënë nën mëshirën e fatit vetëm dhjetëra kilometra larg Italisë dhe Maltës.

Më shumë video

Reklamë