Subscribe

Tashmë për çdo problem të tyrin apo emergjencë, qytetarët duhet të telefonojnë në numrin 112 të policisë. Sistemi i ri për thirrjet në sallën operative e inauguruar pak ditë më parë, mundëson shfaqjen e numrit dhe vendndodhjen e përafërt të telefonuesit. Sipas shefit të sallës, Klodian Bilushi, kjo praktikë ka transformuar mënyrën se si vepron policia por dhe dyfishuar nr e telefonuesve. Në rastet kur thirrësi nuk mund të përcaktojë vendndodhjen e tij, këtë mund ta lokalizojë sistemi i numrit 112 nëpërmjet qelizave të operatoreve telefonikë. Një tjetër risi e saj është dhe monitorimi në kohë reale i vendndodhjes se patrullave nëpërmjet sistemit GPS. Në raste ngjarjesh, salla e komandimit ka mundësi të shfaqë në ekran në kohë reale pamjet e kamerave të trupit që ndodhen në zonë. Nëpërmjet sistemit radio të integruar në sistemin 112, salla mund të flasë njëkohësisht në të gjitha kanalet ose të organizojë thirrje në grup për një komunikim më të shpejtë. Të gjithë punonjësit në Sallën e Komandimit, mund të flasin njëkohësisht me të gjithë operatorët e tjerë në raste ngjarjesh të rënda kriminale me anë të Conference Call një opsion, i cili është aktiv në panelin e tyre Touch Screen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *