Zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-ve, Xhon Salivan është shprehur se SHBA mbështet marrëveshjen e Prespës, e cila i hap Maqedonisë për ta marrë vendin e merituar në BE dhe NATO.

 

Gjithashtu ai ka shprehur vlerësimin e tij për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov si dhe deputetët që i përkrahën ndryshimet kushtetuese. Ai i ftoi edhe të tjerët ta mbështesin Marrëveshjen e Prespës, t’i hedhin qëndrimet e ngushta partiake dhe t’i ndjekin interesat nacionale.

 

Nga ana tjetër në fjalën e tij kryeministri Zaev theksoi se qëllimet strategjike të Maqedonisë mbeten anëtarësimi në BE dhe NATO. Ai tha se Maqedonia është e përkushtuar në bashkëpunimin  rajonal dhe merret me atë që të ketë Ballkan të qëndrueshëm dhe të fortë me ndihmën e BE-së dhe SHBA-ve.

 

Zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-ve, Xhon Salivan u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov

 

Zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-ve, Xhon Salivan në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka shprehur bindje se Republika e Maqedonisë sa më shpejtë dhe me meritë do të bëhet vendi i ardhshëm anëtar i NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *