E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Salihi rikthehet te goli në Austri

Megjithëse 33 vjeç, Hamdi Salihi vazhdon te shënoje gola dhe te jete deciziv per skuadrën e tij Viner Nojshtad ne Austri. Shkodrani ishte vendimtar ne fitoren qe arriti ne transferten e javës se 13  skuadra e tij ne fushën e Hartberg, me rezultatin minimal 1 me 0.

 

Salihi luajti si gjithnjë titullar dhe ishte kërcënues ne disa raste ne pjesën e parë, por nuk arriti dot të mposhte portierin Svete. Megjithatë goli do të vinte ne minutën e 68, kur pas një pasimi të dhene nga e djathta me autor Grundler, bomberi shkodran shënoi një gol të shkëlqyer fluturimthi.

 

Deri ne fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Viener Nojshtad u rikthye tek fitoret pas tre ndeshjeve. Salihi rigjeti golin pas 3 takimesh, duke shënuar te nëntin ne kampionat ne kategorinë e dyte ne Austri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë