E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Salianji solidarizohet me të riun që u plagos nga policia, i shkon për vizitë në spital/VIDEO

Deputetët e Partisë Demokratike Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi dhe Luan Baçi, shkuan të vizitojnë në Spitalin e Traumes 24 vjecarin I cili u plagos në këmbë të hënë në mbrëmjë në Tiranë nga forcat e rendit pasi nuk iu bind urdherit të tyre për të ndaluar.

 

Reklamë

Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, selia blu tha se deputetet e PD shkuan të takojnë të riun, të cilit policia po bën presion që të mohojë se plagosja ka ndodhur prej tyre.

 

Sidion Tabaku akuzon forcat e rendit se përvecse e plagosën me armë në këmbë teksa ai lëvizte me motor, më pas e kanë dhunuar edhe më shumë duke e goditur pasi ai ishte plagosur.

 

Ngjarja në fakt po hetohet nga SHCBA-ja për të kuptuar rrethanat në të cilat ka ndodhur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë