Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë edhe emra të tjerë kryebashkiakësh që do të dalin si të lidhur me krimin. Në intervistën e dhënë për “Vizion+”, Salianji deklaroi se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të reja dhe këta kryebashkiakë nuk do të qëndrojnë më në këto poste.

 

“Një pjesë ne i kemi denoncuar më përpara, por një pjesë tjetër e kryebashkiakëve që ne kemi denoncim ne po i dokumentojmë dhe do t’ia bëjmë me dije publikut. Nuk do të jenë më këta kryetarë bashkie pas një farë kohe, do të ketë zgjedhje. Nëse do të kishte një drejtësi efikase, ata duhet të ishin në burg dhe jo në krye të detyrës. Ata duhet të arrestoheshin dhe të mbanin përgjegjësi penale dhe Këshilli i Ministrave duhet t’i kishte shkarkuar nga detyra. Parnetërët tanë ndërkombëtarë po e kuptojnë që Rama nuk njeh asnjë gjuhë tjetër veçse atë të kriminelëve.”

 

Lidhur me paketën “Anti-KÇK”, Ervin Salianji tha se nuk ka asgjë me vlerë në këtë ligj.

 

“I vetmi rezultat që do të ketë është një zhurmë tjetër, një tullumbace mediatike dhe propagandistike. Nuk kanë munguar ligjet, por vullnet politik për të luftuar krimet. Akoma ka favorizim të kriminelëve, siç ka ndodhur me përfaqësuesti në krye të bashkive. Kjo është një paketrq që nuk ka asnjë vlerë për qytetarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *