E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Salianji rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon rrëzimin e vendimit të Apelit

Pesë ditë pas arrestimit të tij dhe dërgimit në burgun e Fierit, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimin e Apelit të Tiranës, vendim i cili e dënoi atë me 1 vit burg.

Në rekursin e tij, përmes avokatit, Salianji kërkon që të rrëzojë vendimin e gjykatës së Apelit, i cili përpara disa ditësh vendosi që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë ku togat e zeza e dënuan me një vit burg ish-ligjvënësin të akuzuar për kallëzim të rremë.

Salianji pas vendimit të apelit, vendosi që të dorëzohet vetë në policinë e Tiranës pasditen e së premtes dhe menjëherë efektivët bënë shoqërimin e tij drejt burgut të Fierit, institucion në të cilin do të vuajë dënimin.

Salianji u dënua në lidhje me kallëzimin ndaj Geron Xhafës, vëllai i ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Në denoncimin nga selia blu, Salianji publikoi një audiopërgjim ku tregonte se Geron Xhafaj ishte përfshirë në trafik droge në Itali.

Vëllai i ish-ministrit ishte dënuar me burg në shtetin fqinj. Sa i takon audiopërgjimit rezultoi se ajo ishte inskenuar dhe zëri nuk ishte i vëllait të Fatmir Xhafës. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh