Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji e ka cilësuar dënimin e tij nga ana e gjykatës si një vendim politik.

 

Salianji u shpreh para mediave se organi akuzës nuk pati asnjë provë kundër tij për çështjen “Babalja”. Ish-deputeti I PD nuk I kurseu as akuzat në drejtim të gjyqtarit të çështjes.

 

“Ka disa shkelje të qarta që e bënë këtë vendim të ishte në këtë konkluzion shumë kohë më parë. Po ky gjyqtar në një çështje timen me një përfaqësues të PS është tërhequr për faktin se ishte në konflikt interesi. Nuk ka mafie, llucë, as qelbësira që më ndalin dot dhe s’më izolojnë. Kanë tërhequr në një llum dhe llucë të vogël edhe disa prokurorë dhe disa gjyqtarë që i kanë të partisë së vetë për t’i shërbyer mafias. Kjo nuk më tremb, por më bën modestish, më të fortë, pasi jam unë që jam në nja 50 procese gjyqësore me përfaqësues të PS”

 

Salianji paralajmëroi se do ta apeloj çështjen ndërsa nëvizoi se nëse do të jetë nevoja do ta çojë deri në Strasburg.

 

 “Gjyqtari është i partisë së tyre. Kjo lloj drejtësie iu shërben mafies. Jam i privilegjuar që jam unë që po luftoj këtë mafia. Unë po denoncoj me emra anëtarët e këtij grupi kriminal. Mua s’më tremb aspak ky lloj dënimi. Ky nuk është kërcënim për burgosje. Këta janë përfshirë në një llum. Do ta apeloj dhe nëse vazhdohet me këtë situatë, do të shkojë çështja deri tek Gjykata e Strasburgut. Sot gjyqtari ishte me Xhafajt, ai ishte me bandën e Agron Xhafajt, pushoi hetimin për të për trafik droge dhe për vëllanë e tij Fatmir Xhafajn, që duhet të ishte dënuar për shpërdorim detyre”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *