Subscribe

Banorët e fshatit Qafëzez në Ersekë vazhdojnë të vuajnë pasojat  e tërmetit të Qershorit dhe atij të Nëntorit të vitit të kaluar .

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u takua me disa prej familjeve të prekura të cilat prej 16 muajsh flenë në shtëpitë e dëmtuara .

 

Festim Çaushi: Ja ku janë! Rreckat që janë këtu m’i dhanë vjet në nëntor, në 2 nëntor. Me 1 ra tërmeti i dytë, më 2 nëntor më dhanë këto dhe unë nuk i vura në garderobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do t’i rregulloj. Ja se ç’i bëra, i vura këtu për të mos …

Salianji: Sa lekë të kanë dhënë për shtëpinë?

Festim Çaushi: Fillimisht ma cilësuan në 1 qershor, 1 milionë e 324 mijë dëm

Salianji: Sa lekë ke marrë për këtë shtëpi?

Festim Çaushi: Asnjë, asnjë qindarkë mo, dhe nuk kam parë të vijë njëri siç erdhe ti sot.

 

Edhe të tjerë banorë të Ersekës shtëpitë e të cilëve u prekën nga tërmeti pohuan të njëjtën situatë. Tashmë që dimri po vjen jetesa për ta bëhet akoma më e vështirë.

 

 

Gazmor Kasëmi: Kemi 16 muaj që po bridhnim, vjet na thanë në tetor, në nëntor do të hyni para 28-29 nëntorit. Kaloi ai vit, i morëm mobiljet, i hoqëm. Na thanë do ju bëjmë shtëpi.

Salianji: Kjo është shpallur e pabanueshme si shtëpi?

Gazmor Kasëmi: Po!

Salianji: Po ju, a jetoni këtu akoma?

Gazmor Kasëmi: Po, akoma këtu, dhe shtëpia ku fle sot jemi përpjekur me mundësitë tona, edhe në institutin Tiranë, kemi vajtur i kemi bërë kartat, kanë ardhur në Bashki dhe neve kryetari na thotë kini durim, akoma se do i bëjmë.

 

Prej kohësh Partia demokratike ka nisur fushatën e denoncimeve për banorë që ende flenë në çadra apo në shtëpi të dëmtuara, që një termet tjetër mund t’i rrezikojë edhe jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *