E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Salianji në mbledhjen e Këshillit: Foltorja nuk arriti të delegjitimojë asnjë institucion të PD-së

Gjatë mbledhjes së zhvilluar në Këshillin Kombëtar të PD-së, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se është koha që në parti të kthehet gara dhe vota, e jo emërimit.

 

Reklamë

Ai solli në vëmendjen edhe Kuvendim Kombëtar të mabjtur më 18 dhjetor, për të cilin tha se atë ditë u zgjodh e ardhmja.

 

“Duhet të kthejmë garën dhe votën. Ky është Këshilli i parë pas Kuvendit të datës 18 Dhjetor, u pa qartë që foltorja nuk arriti qëllimin për të deligjitimuar asnjë institucion të PD-së. Po ashtu herën e kaluar në këtë Këshill u votua me votim të hapur dhe nuk kishte asnjë kontestim dhe rrethanat e reja. Por këto rrethana dhe pritshmëria e demokratëve dhe shqiptarëve tashmë nga ne është shumë me e madhe. Kështu disa problematika të ngritura janë shqetësime për demokratet, dhe duke qenë se kjo mbledhje është mbledhja e parë pasi Kuvendi Kombëtar i datës 18 Dhjetor zgjodhi te ardhmen duke u ndare nga çdo praktike e keqe e se shkuarës ne radhe te parë. Personalisht kam bere dhe do bej betejë për demokratët, e mendoj qe gara është themeli se si mund të përmiresohet shtëpia jonë PD. Duke qenë se jam i zgjedhur vete anëtar kryesie dhe nuk kam ambicie të tjera, propozoj qe të kemi votim të fshehtë dhe të propozoni alternativa te tjera për pozicionet”, tha Salianji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë