E martë, 29 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Salianji në Korçë për Ditën e Rinisë: Së bashku do ta shpëtojmë demokracinë

Në Ditën e Rinisë, ish-deputeti i demokratëve, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim në Korçë.

 

Reklamë

Për shkak të rregullave të vendosura për parandalimin e virusit, të gjithë pjesëmarrësit shihen në takim me makina.

 

Në një postim në “Facebook”, Salianji shprehet se e vetmja zgjidhjet sot përballe qeverisë është ta përmbysin në përballje.

 

“Sot në Korcë me dhjetra të rinj brenda kushteve që dikton pandemia! 8 Dhjetori 90 sakrifica e të rinjve ishte sublime,ata rrezikonin gjithçka kishin jetën, familjen, por zgjodhen te luftojnë për të ardhmen! Për Shqipërinë si Europa! Sot me shtetin monopartiak, shtetin e krimit dhe bandave përpjekja dhe fuqia për t’i përmbysur në përballje, janë e vetmja zgjidhje. E ardhmja është në duart tuaja, së bashku do sfidojmë e të shpëtojmë demokracinë! As vendi, Shqipëria  dhe as liria e mundësisë nuk janë të trashëgueshme, ato ruhen e mbrohen çdo ditë, çdo etapë. Për Shqiperine ???????? si gjithe Europa!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë