Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar me anë të një letre nga burgu i Fierit, aty ku ndodhet prej 26 shtatorit pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Në letrën e tij Salianji e cilëson neveritëse reagimin e mazhorancës të cilët shfaqen si viktima ndërkohë që janë vetë agresorët.

Sipas Salianjit pas vrasjes burgosja politike është forma më e rëndë e dhunës.

Postimi i Salianjit:

Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta

Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse.

Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.

Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet,  si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat.

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës.

Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.

#7 Tetor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *