E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Salianji dëshmon për “babalen”, pretendon se ka fakte të tjera

Deputeti i Partisë Demokrate, Ervin Salianji ka dëshmuar këtë të premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me akuzat e bëra ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për audiopërgjimin e “Babales”.

 

Pyetja e tij u bë për dy orë me radhë, ndërsa në një prononcim për mediat, Salianji tha se dorëzoi një material për disa persona që kanë dijeni për këtë çështje.

 

Deputeti demokrat shprehet se nuk ka besim te prokuroria dhe se çështja po zvarritet. Në muajin Maj të këtij viti, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj dëshmuan në prokurori lidhur me audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Më shumë video

Reklamë