Edhe deputeti Ervin Salianji ka kërkuar dorëhqejen e kryedemokratit, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupt parlamentar.

 

Mësohet se Salianji është shprehur se Basha duhet të dorëhiqet sot me akt publik dhe të qendrojë në detyrë për nje afat jo me shume se 2 javë.

 

“Duhet te themi te verteten ka sentiment anti-Bashe kudo, i drejtohem Bashes: ju e rritët Berishën. Në 6 Mars ka humbur opozita dhe ka krizë besimi tek ju. Duhet akt, nuk mund te thuhet që vendos gjithçka në dispozicion të PD. Po ju kërkohet vetëm një gjë, të jepni dorëheqjen sot me akt publik dhe qëndroni në detyrë për nje afat jo me shume se 2 javë. Ne këtë periudhë te krijojme bord/nukël, jo me numer te vogelnga ky grup parlamentar me detyren per te negociuar me cdo personalitet qe interes ka PD dhe kerkon te bashkohet me PDSh. Sot shqetesimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo qe ka mbrojtur interest e Partise Demokratike, ne nuk i kemi leshuar ata, do bej gjithçka për ti mbrojtur”, tha Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.