Deputeti i PD, Ervin Salianji ka akuzuar ish kreun e kësaj force politike, Lulzim Bashën se po mban zvarrë partinë.

 

Ai thekson se PD do të tretet së bashku me Bashën, ndërsa shprehet i keqardhur për situatën e krijuar. Ai akuzon se vula është sekuestruar nga ata që partinë e përdorin për interesa personalë.

 

Në të njëjtën kohë, Salianji shton se opozita duhet të ribëhet e rikonceptohet si e tillë, ndaj dhe me këtë kërkesë është drejtuar në mbledhjet e strukturave të PD.

 

“Ish-kryetari nuk është dorëhequr, u detyrua të tërhiqej për shkak të presionit. Vazhdon ta mbajë zvarrë partinë. Do tretet bashkë me partinë, logon, më vjen keq për këtë. Më vjen keq që shumë njerëz kanë momentin për të kuptuar që bëhet për interesa private dhe personale. I dhemb çdo demokrati që është sekuestruar vula sigla, para, nuk ka më anëtarë, ka më shumë pretendentë për kryetar partie. Kërkon të rikthehet ish kryetari aty s’ka njerëz, por ka para saqë ato ju interesojnë aq shumë saqë nuk i ndanë as për zgjedhjet. Moment që çdo demokrat duhet të reagojë me forcë. Opozita duhej nisur, rezultati e tregoi, nisur edhe nga rast, të ribëhet, të rikonceptohet si një opozitë e re. PD duhet të rikonceptohet. PD janë njerëzit, nuk është vula sigla, apo një njeri që e mban ë, se e mban ë Edi rama. Në këto kushte skam shkuar në mbledhje për të kërkuar rrugët e komunikimit që opozita të ribëhet. Të heqim idenë e funksioneve që kërkon gjithsecili dhe të bëhemi gjithë bashkë për të qenë konkurrues në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

 

Nga ana tjetër, Alibeaj thekson se PD duhet të funksionojë si e plotë, duke mbajtur një qëndrim tjetër për zgjedhjen e kryetarit.

 

Kryesia vendosi që kreu i ri të zgjidhet me 29 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *