Deputeti demokrat, Ervin Salianji përsërit qëndrimin e tij se Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

 

Ai shkruan se Basha, edhe pse po përgjërohet për një mundësi të fundit, kjo, sipas tij, nuk duhet të ndodhë, pasi do të çojë PD-në drejt fundit.

 

“Lulzim Basha duhet të ikë! Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit! Ai thote qe “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar. Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal! Si përherë me demokratët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *