Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji tha këtë të mërkurë se pushteti shpërbleu nëndrejtorin e policisë së Fierit, Andon Marko, duke e rritur në detyrë.

 

Salianji tha se ky oficer i policisë del në përgjimet e dosjes “Babale”, duke manipuluar dëshmitarët kundër opozitës.

 

“Qytetarët e njohin nga skandali i përgjimeve të pazbardhura të prokurorisë si pjesë e manipulimit shtetëror të dosjes së drogës së Agron Xhafës. Andon Marko është nëndrejtori i Policisë së Fierit që është nën urdhrat e Fredi Alizotit, dëshmitarit të sajuar dhe të blerë të qeverisë për manipulimin e dosjes. Andon Marko ka marrë dje emërimin si drejtor i Policisë së Fierit si shpërblim për shërbimin ndaj bandës dhe për t’i mbyllur gojën, sepse audio përgjimet tregojnë se miku i Ardi Veliut dhe Fredi Alizotit, di shumë. Ai di sa para ka marrë dëshmitari i sajuar për të dëshmuar kundër opozitës. Drejtori i ri i Bandës në Fier di sa herë është takuar me Ardi Veliun dhe shefin e madh, sa herë dhe ku është takuar dëshmitari i blerë me Gramozin dhe Taulantin. Disa nga përgjimet që po publikojmë sot tregojnë për afërsinë mes Drejtorit të ri të bandës në Fier dhe dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe se ai është në dijeni të të gjithë skemës së manipulimit dhe blerjes. Është e qartë dhe e provuar me dokumenta që ndodhen në dosjen zyrtare se Andon Marko, i graduari më i ri i Bandës në Polici, sot duhej të ishte në burg për shpërdorim detyre, për pengim te drejtësisë dhe dëshmi të rreme, për të cilën do të keni rast të njiheni më vonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *